Sport

Maignan nuk do të rikuperohet me kohë


Portieri i Milan-it, Mike Maignan, nuk pritet të rikuperohet në kohën që ishte parashikuar.

Sipas raportimeve në Itali, Maignan do ta humbasë ndeshjen e parë të gjysmësezonit të ri kundër Salernitana-s, derisa paraqitja e tij mbetet në dyshim edhe për takimin e dytë në Serie A që Milan-i do të përballet me Romën.

Reprezentuesi francez ka qenë jashtë fushës që nga fundi i shtatorit, kur ai pësoi një dëmtim, derisa ishte në detyrë ndërkombëtare me kombëtaren e tij.

Për këtë arsye ai nuk u përfshi në kombëtaren e tij për Kupën e Botës, Katar 2022.

Sipas “Calciomercato”, gjendja e Maignan mund t’i bindë kuqezinjtë të sjellin Marco Sportiello në San Siro gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Portieri italian ka rënë dakord t’i bashkohet kampionëve të Italisë në një transferim të lirë nga Atalanta kur kontrata e tij të skadojë në qershor.

Në këtë mënyrë, Milan-i mund të paguajë një shumë të vogël për ta pasur Sportielo-n në dispozicion në pjesën e mbetur të sezonit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore