Sport

Maguire ‘nuk mërzitet’ për humbjen në derbi


Harry Maguire vazhdon të jetë një ndër emrat më të fajësuar për formën e dobët të Manchester United.

Mbrojtësi anglez po kalon një periudhë shumë negative në karrierë, ku nga disa po vihet në pikëpyetje edhe roli i kapitenit të tij te Manchester United.

Së fundmi, Harry Maguire ka marrë kritika për diçka tjetër përveç paraqitjes së tij në fushë.

Pas humbjes 2-0 përballë Manchester City-t, Maguire ishte parë në një vend ku qëndrojnë “të famshmit” në Manchester.

Ai ishte duke festuar ditëlindjen e motrës së tij, por sipas mediave, në rend të parë duhet të ishte një kërkim falje ndaj tifozëve.

Edhe pse arsyeja nuk është aq absurde, në qytet besohet se kapiteni i një skuadre të madhe si United, duhet të tregoj më shumë karakter.

Maguire do të jetë pjesë e Anglisë për ndeshjet kundër Shqipërisë dhe San Marino-s.

Por, pas kësaj, atë e pret rikthimi në një ambient shumë të nxehtë, ku emri i tij është ndër më të përfolurit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore