Udhëtime

Magjia e Rugovës


E ndodhur në veri-perëndim të qytetit të Pejës, Rugova ofron pamje të mrekullueshme për këdo që e viziton. Ngjyrat e natyrës janë buzëqeshja e çdo njeriu. Rugova me pamjen e saj arrin të frymëzojë këdo që e viziton. Dimri mbulohet nga bardhësia e borës, ndërsa vera nga gjelbërimi.

Rugova është vend i përshtatshëm për alpinizëm, ski, ngjitje në shkëmbinj, hedhje me parashutë dhe piknikë. Një rrugë piktoreske, e cila edhe pse e ngushtë është e asfaltuar, të çon në qendrën e skive në Bogë, e cila ndodhet në lartësinë prej 1 mijë e 400 metrash.

 

Lumi i Bardhë përshkon grykën e Rugovës dhe alpet e larta duke ofruar një pamje mjaft piktoreske. Në vitin 2013 u shpall park kombëtar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Rugova është e pasur me ujëvara, shpella, liqene, male, dhe tunele. Maja më e lartë është Halja (2 mijë e 403 m). Nga “qafa e qyqes” mund të soditet i gjithë qyteti i Pejës.

Bimësia e rajonit të Rugovës është e pranishme edhe në Evropën qendrore, nga ku dallojmë katër lloje bimësh (ahu, dushku, breu dhe kullota alpine)./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore