Art&dizajn

Magjia e ngjyrave


Ngjyrat në ambiente shtëpie mund të ngjallin emocione, kujtime dhe mund ta rrisë vlerën e shtëpisë.

Po ashtu, shumë herë ngjyra mund të vendosë gjendjen shpirtërore në pjesë të ndryshme të shtëpisë tuaj,

Nëse doni që të rrisni vlerën e shtëpisë suaj, atëherë përmirësimi dhe zgjedhja e ngjyrave adekuate në muret e brendshme, tërheqin blerësit edhe më shumë.

Ngjyra e bardh është e thjesht si dhe e shkëlqyeshme për kuzhina, dhoma të ndenjes, dhoma gjumi, banja, ambiente të jashtme.

Mbajtja e një ngjyrë natyrale si e bardha e ngrohtë mund t’i lejojë blerësit potencialë të shohin veten në hapësirë, diçka me të cilën ngjyra e guximshme mund t’i pengojë.

Ngjyra e kaltër lehtë mund ta bëjë banjën të duket tërheqëse, e rehatshme, por edhe më e madhe.

Edhe një herë, e kaltra e ndritshme konsiderohet ngjyrë neutrale, e cila ndoshta do të tërheqë një gamë të gjerë stilesh dhe shijesh.

Edhe ngjyra krem është e shkëlqyeshme për sa i përket enterierit të kuzhinave, dhomave të ndenjës dhe dhomave të gjumit.

Përveç nuancës së ngrohtë të bardhë, ngjyra krem është një tjetër neutrale që mund të freskojë hapësirën dhe t’i japë dhomës një ndjenjë të këndshme dhe mund të rrisë vlerën e shtëpisë.

Dhe e fundit ngjyra e hirtë në shumicën e rasteve është multifunksionale për zonat individuale si dhomat e ndenjes, dhomat e gjumit dhe pjesët e jashtme.

E hirta mund të jetë një alternativë ngjyrës së bardhë dhe të hirtë dhe sjell një ndjenjë elegance dhe bukurie. E hirta jo vetëm që do t’i japë shtëpisë tuaj një dukje të ngrohtë dhe të ngritur; gjithashtu ajo do të rrisë edhe vlerën e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore