Kosova

Lumezi e Hovenier flasin për luftimin e korrupsionit dhe krimin e organizuar


Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka zhvilluar takim virtual me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, të cilin e ka njoftuar për punën, të arriturat, sfidat dhe objektivat e Prokurorit të Shtetit.

Sipas njoftimit për media, pjesë thelbësore e diskutimeve ishte edhe angazhimi i Prokurorit të Shtetit në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimeve të tjera të rënda.

“Në këtë kontekst, palët patën diskutime të frytshme dhe konstruktive për nevojën e forcimit të sundimit të ligjit, administrimin efikas të drejtësisë dhe konsolidimin e pavarësisë institucionale”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq Ambasadori Hovenier vlerësoi progresin e arritur në sistemin e drejtësisë dhe siguroi Kryeprokurorin e Shtetit që  SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin sistemin prokurorial.

“Në fund, Kryeprokurori i Shtetit  dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, shprehën vullnetin e përbashkët për të punuar ngushtë në të gjitha çështjet”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore