Shqipëria

Luiz Ejlli fiton edicionin e dytë të Big Brother Vip


Këngëtari shkodran Luiz Ejlli është fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania.

Lajmi u bë i ditur nga rrjeti mediatik “Top Channel”.

Pas 133 ditësh rrugëtim brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Luizi i dhuroi publikut të qeshura, lot, gëzim dhe emocione të forta publikut dhe u bë kryefjalë e këtij edicioni të jashtëzakonshëm.

Luizi ishte në garë me Efin, Dean dhe Kristin, me të cilin përmbylli edhe podin final përpara shpalljes së fituesit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore