Lajme

Lojërat “e infektuara” të Tokios


Pas regjistrimit të rastit të parë me COVID-19 në fshatin olimpik të Tokios, e diela e 18 korrikut rezultoi me 3 sportistë pozitivë, dy gjenden brenda fshatit, njëri ndodhet jashtë.

Më pak se një javë pas ceremonisë së inaugurimit të Lojërave Olimpike Verore XXXII , Tokio 2020 kanë filluar “dhimbjet e kokës”.

Sipas shtypit japonez dhe informacioneve fillestare, bëhet me dije se ata nuk duhet të jenë japonezë.

Kjo, pasi testet anti-COVID bëhen çdo ditë. Por, flluska hermetike e përgatitur nga organizatorët e Tokios, është dukshëm e përshkueshme.

Në total, të shtunën e 17 korrikut kishte 15 raste pozitiviteti ndaj COVID-19, të lidhura në një farë mënyre me Lojërat Olimpike.

Kjo është shifra më e lartë që nga 1 korriku, kur filloi ky lloj monitorimi.

Numërimi nuk përfshin atletët që janë duke përfunduar përgatitjen e tyre në kampe të ndryshme stërvitore rreth Japonisë.

Nga 15 rastet e djeshme, shtatë janë punëtorë, gjashtë anëtarë të stafit të Olimpiadës dhe dy përfaqësues të mediave. Tetë vijnë nga jashtë ndërsa shtatë banojnë në Japoni.

Që nga 1 korriku, numri i infeksioneve Covid-19 të regjistruara dhe të zbuluara nga komiteti organizues ka qenë 45.

Gjendja e jashtëzakonshme në Tokio

Ndërkohë, nga “flluska” olimpike në Tokio, ku mbetet gjendja e jashtëzakonshme, gjërat nuk po shkojnë më mirë.

Sondazhi i fundit zyrtar në kryeqytetin japonez flet për 1 mijë e 410 raste. Për të katërtën ditë radhazi ngrihet mbi një mijë. Ishte që nga 21 janari, kur u regjistruan 1 mijë e 485 raste, që një numër kaq i lartë nuk ishte arritur.

Në Japoni, shqetësimi mbetet i lartë që ngjarja, edhe nëse do të mbahet me dyer të mbyllura, pa tifozë japonezë ose të huaj, mund të bëhet një vatër virusi.

Frika lidhet mbi të gjitha me variantin Delta, i cili është shumë ngjitës.

Ekspertët japonezë të shëndetit publik parashikojnë që kurba e infektimit mund të rritet në mbi 2 mijë e 400 disa ditë pas përfundimit të Lojërave Olimpike, e planifikuar për në 8 gusht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore