Sport

LM “Oran 2022”/ Flaka Loxha fiton medaljen e bronztë


Xhudistja nga Kosova, Flaka Loxha, ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Loxha e mposhti xhudisten nga Turqia Hasret Bozkurt.

Ndëkohë, para pak minutash, Distria Krasniqi i sjelli medaljen e artë Kosovës nga Orani.

Kurse Erza Muminoviq nuk arriti të kualifikohej tutje, e cila u mposht në xhiron e parë.

Në këto lojëra ekipi i xhudos kosovare është duke u përfaqësuar me tetë xhudistë, të cilët do të garojnë edhe në ditët në vazhdim.

Përveç tyre do të garojnë edhe Laura Fazliu, Loriana Kuka, Akil Gjakova, Arbër Kullashi dhe Shpat Zeka.

Ekipi i xhudos drejtohet nga trajneri Driton Kuka dhe nga ndihmëstrajnerja Majlinda Kelmendi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore