Sport

LM “Oran 2022”/ Flaka Loxha afër medaljes së bronztë, eliminohet Erza Muminoviq


Flaka Loxha është një fitore larg medaljes së bronztë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Xhudistja kosovare mposhti me ippon spanjollen, Maria Ruiz, në raundin e parë të repasazhit, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ajo tani do ta kërkojë medaljen e bronztë në ndeshjen ndaj xhudistes turke, Hasret Bozkurt.

Ndëkohë, xhudistja tjetër në garë nga Kosova, Erza Muminoviq, do të mbetet pa medalje në Oran, teksa pësoi humbje nga tuniziania, Oumaima Bedioui, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Kurse, Distria Krasniqi do të luftojë për medaljen e artë, pasi në gjysmëfinale e mposhti spanjollen, Ana Perez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore