Sport

Liverpool synon 3 pikë të reja në Londër


West Ham United do të jetë nikoqir i Liverpool në ndeshjen që do të zhvillohet të dielën në ora 17:30, në kuadër të xhiros së 21-të në Premierë Ligën angleze.

Tri pikët e ardhshme nuk mund të jenë aspak të lehta, pasi që vendasit po kalojnë një formë mjaftë të mirë, ku në pesë ndeshjet e fundit, krenohen me katër fitore dhe një barazim.

Jurgen Klopp në këtë udhëtim të vështirë, nuk do të ketë në dispozicion Van Dijk, Matip, Keita, Jota, Gomez dhe në dyshime do të jetë Fabinho.

Për trajnerin e londinezëve David Moyes, nuk pritet të ketë probleme, pasi qe nuk do të ketë vetëm  mbrojtësin anësor Masuaku.

Kjo do të jetë përballja numër 142-të në mes tyre, ku Liverpool krenohet me 77 fitore, West Ham-i ka gjithsej 37, dhe 28 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Liverpol momentalisht gjendet në pozitën e katërt në tabelë me 37 pikë gjithsej, nga 20 lojë të zhvilluara, kurse West Ham pozicionohet menjëherë pas kundërshtarit të sotëm me 35 pikë nga 20 ndeshje të luajtura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore