Sport

Liverpool hyn në garë për Mbappe-n, raportohet që do të ofrojë 300 milionë euro


Liverpool është i vendosur ta sfidojë Real Madrid-in për nënshkrimin e sulmuesit të PSG-së , Kylian Mbappe, sipas agjentit të FIFA-s, Marco Kirdemir.

E ardhmja e Mbappe-s në kryeqytetin francez është në dyshim pasi ai informoi PSG-në se nuk planifikon të zgjasë kontratën përtej verës së ardhshme.

Ai ka këmbëngulur se do të ishte i lumtur të shihte vitin e fundit të kontratës së tij me klubin, por kampionët e Francës nuk kanë ndërmend ta lejojnë atë të largohet falas qershorin e ardhshëm dhe do të preferonin ta shesin gjatë kësaj vere.

Real Madridi është favorit për të marrë 24-vjeçarin, pasi ata humbën për pak nënshkrimin e tij vitin e kaluar, kur ai bëri një kthesë në minutën e fundit dhe vendosi të qëndrojë në PSG.

Por, Kirdemer beson se gjigantët spanjollë do të përballen me një konkurrencë të fortë për Mbappe-n nga Liverpool i Jurgen Klopp.

“Liverpool është në konkurrencë me Real Madridin dhe dëshiron të paguajë një shumë të madhe për Mbappe-n”, tha Kirdemir për “Marca”.

Pavarësisht se Mbappe do të hyjë në vitin e fundit të marrëveshjes së tij, Kirdemir ende pret që PSG të ketë një tarifë të madhe transferimi.

Ai beson se Liverpool është i gatshëm të ofrojë rreth 300 milionë euro, e cila do ta bënte francezin lojtarin më të shtrenjtë në histori.

Ky rekord aktualisht mbahet nga shoku i skuadrës së tij në PSG, Neymar, i cili i kushtoi klubit francez 222 milionë euro në vitin 2017.

Në këtë rast, nënshkrimi me Mbappe-n do të thyente rekordin e transferimeve të Liverpool-it, i cili qëndron në 85 milionë funte që ata paguan për Darëin Nunez verën e kaluar.

Kujtojmë që Mbappe ka zhvilluar edhe më parë bisedime me Liverpool-in, pasi ka zbuluar se ai foli me klubin e Premier League në vitin 2022 përpara se të zgjidhte të qëndronte në PSG.

Ai gjithashtu pati diskutime me “The Reds” në vitin 2017 dhe ka pranuar se ata janë klubi i preferuar i nënës së tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore