Sport

Lirim Kastrati transferohet te Legia Warsaw


Futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati, është bërë transferimi më i fundit i skuadrës polake, Legia Warsaw.

22-vjeçari u bashku me gjigandin polak në formën e huazimit nga Dinamo Zagreb.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Legia-s, përmes një video në faqen e tyre zyrtare, ku Kastrati shprehet i lumtur duke përshëndetur tifozët e klubit në gjuhën shqipe.

 

 

Ndërsa, për këtë arsye ai nuk ka mundur që të udhëtojë me Kombëtaren e Kosovës, për të zhvilluar ndeshjen e tretë kualifikuese të Kupës së Botës përballë Gjeorgjisë.

Kujtojmë që Kastrati e filloi karrierën e tij te Shkëndija e Tetovës, pastaj ai u transferua te Lokomova e Zagrebit në vitin 2018.

Pas paraqitjeve të mira me skuadrën e Lokomotivës, Dinamo e Zagrebit e transferoi atë për shumën e 2 milionë eurove, në shkurt të vitit 2020.

Deri më tani ai ka realizuar 51 paraqitje me kampionët e Kroacisë, me të cilët ka kontribuar me katër gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore