Sport

Lingard, befasia e kësaj sezone


Jesse Lingard kishte bërë vetëm tre paraqitje në Manchester United gjatë gjithë sezonit, nuk ishte paraqitur për Anglinë që nga viti 2019 dhe kishte vetëm një gol në Premier League që nga dhjetori i 2018.

Dy golat e 28-vjeçarit në fitoren 3-2 kundër Leicester vazhduan formën e tij të jashtëzakonshme.

West Ham ishte në “Top 4” kur nënshkruan Lingard, por forma e tij ka ndihmuar në krijimin e West Ham si pretendentë për të hyrë në Ligën e Kampionëve.

Ish lojtari i Manchester United, ka shënuar tetë gola në nëntë ndeshje të Premier League, duke barazuar rekordin e tij personal ku kishte 8 gola në 33 ndeshje në sezonin 2017-18. West Ham ka fituar gjashtë nga ato nëntë ndeshje dhe ka humbur vetëm një, kundër liderit Manchester City, për t’u pozicionuar të katërtit me shtatë ndeshje të mbetura.

“Unë kam besim për momentin,” tha Lingard pas fitores së së Dielës. “Ne po luajm cdo ndeshje si të ishte finale e kupës.”

Menaxheri i West Ham, David Moyes shtoi: “Ne kemi qenë të befasuar nga golat e Lingard. Ne e kemi ditur gjithmonë se ai ka aftësinë për të krijuar raste, por golat e tij na kanë dhënë diçka tjetër”.

Që nga debutimi i tij me West Ham, kur ai shënoi dy herë në një fitore 3-1 përballë Aston Villas, Lingard ka regjistruar 11 gola e tre asistime, dy më shumë se çdo lojtar tjetër në Premier League.

Po ashtu në pesë ligat më të mira të Evropës, vetëm katër lojtarë kanë shënuar më shumë gola në këtë periudh kohore.

Lionel Messi i Barcelonës me 17, Romelu Lukaku i Interit me 13, Luis Muriel i Atalanta dhe Gerard Moreno i Villarreal me 12.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore