Lajme

Ligjvënësit nga vendlindja e Putin-it kërkojnë që ai të akuzohet për tradhti


Një grup anëtarësh nga Këshilli i Qarkut të Shën Petersburg-ut, vendlindja e presidentit Vladimir Putin, kërkuan që lideri rus të akuzohej për tradhti dhe të hiqej nga detyra.

Kjo gjatë një protestë të rrallë kundër luftës në Ukrainë.

Lëvizja e guximshme e Këshillit të Qarkut Smolninsky tërhoqi një reagim të parashikueshëm të shpejtë dhe jomiqësor.

Një ditë pasi rezoluta kundër Putin-it u bë publike, një stacion policor lokal u tha ligjvënësve se ata po përballeshin me akuza ligjore “për shkak të veprimeve që synojnë diskreditimin e qeverisë aktuale ruse”.

Deklarata e këshillit erdhi në formën e një kërkese drejtuar parlamentit rus, Dumës së Shtetit, dhe pohoi se vendimi i Putin-it për të pushtuar Ukrainën më 24 shkurt çoi në një humbje masive jetësh.

Një këshill i dytë bashkiak në rrethin Lomonosovsky të Moskës ndoqi shembullin dhe votoi për një mocion të ngjashëm duke i bërë thirrje Putin-it të jepte dorëheqjen.

Kritikat e hapura ndaj Putin-it janë të rralla, dhe ndërsa të dy mocionet ishin pak më shumë se deklarata simbolike, ato përfaqësonin një qortim të jashtëzakonshëm publik.

Ato shërbyen gjithashtu si dëshmi se mbështetja publike për luftën në Ukrainë nuk është universale.

Putin-i u rrit në lagjen Smolninsky dhe filloi karrierën e tij në Shën Petersburg, ku shërbeu si nënkryetar bashkie.

Shumë nga miqtë më të ngushtë të presidentit rus jetojnë ende në Shën Petersburg, ku disa prej tyre janë pasuruar jashtëzakonisht shumë gjatë 22 viteve të Putinit si udhëheqës suprem i vendit.

Autorët e rezolutës pranuan se kishin pak shpresë se kërkesa e tyre do të zbatohej, por se ata besonin se ia arritën qëllimit të tyre kryesisht simbolik: t’u bënin të ditur rusëve të tjerë kundër luftës se nuk janë vetëm në ndjenjat e tyre.

Kremlini e ka shpallur të jashtëligjshme kritikën ndaj luftës dhe ka iniciuar një goditje të mëtejshme ndaj disidencës, duke përfshirë edhe gazetarët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore