Sport

Leonardo: “Ne kurrë nuk e kemi planifikuar të ardhmen e PSG pa Mbappe”


Leonardo, drejtori sportiv i PSG

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo ka folur përsëri për transferimit e Kylian Mbappe te Real Madrid, dhe mendon se gjigantët spanjollë treguan një mungesë respekti për PSG.

Mbappe i bëri të qarta synimet e tij për të lënë PSG me Real Madridin që u përpoq të nënshkruante me Mbappe në verë dhe ofroi një shumë dërrmuese prej 200 milionë eurosh për PSG, por kjo u kundërshtua.

“Nga Madridi ata e mohojnë, por unë mendoj se Real Madrid ka punuar për të blerë Mbappe-n, për një kohë të gjatë”, tha Leonardo.

“Për dy vjet ata kanë folur publikisht për Mbappe. Kjo duhet të ndëshkohet”.

“Nga Real Madridi shoh një mungesë respekti për Mbappe. Ai nuk është një lojtar normal, ai është një nga më të mirët në botë”.

“Trajneri, bordi, lojtarët e Real Madrid folën për Kylian. Unë mendoj se është pjesë e planit të tyre. Nuk është e respektueshme”.

Leonardo këmbënguli gjithashtu se klubi parizian nuk ka ndërmend ta shesë sulmuesin e ri, pavarësisht se lojtari ka refuzuar disa oferta nga PSG.

“Ideja jonë është të zgjasim kontratën e Kylian Mbappe”, këmbënguli Leonardo”.

“Asgjë nuk ka ndryshuar në planet tona. Kylian është absolutisht perfekt për PSG”.

“Ne do të kemi Kylian, Leo, Ney, ne kurrë nuk e kemi planifikuar të ardhmen e PSG pa Mbappe”, përfundoi Leonardo.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore