Jetesë & Stil

Leonardo DiCaprio “nis” romancë me Lottie Moss – motrën e ish të dashurës së tij të dikurshme, Kate


Aktori i shquar, Leonardo DiCaprio, i cili njihet për romancat e tij me gratë shumë më të reja, ka bërë përsëri një hap në këtë drejtim.

Kësisoj, 30 vjet pasi u takua Kate Moss, Leonardo DiCaprio e kaloi natën me motrën e saj, Lottie Moss duke u argëtuar në lokalin e natës Chiltern Firehouse të Londrës.

Burimet në strehën e të famshëmve treguan për MailOnline se si ishin ulur së bashku përpara se të largoheshin në orët e para të mëngjesit.

“Ju keni Leonardo dhe Lottie në të njëjtën dhomë, sigurisht që ata gravituan drejt njëri-tjetrit”, tha një burim brenda lokalit në fjalë.

“Ata po bisedonin dhe qeshnin deri në orët e vona, teksa aktori i bëri njerëzit të flasin, pasi ata janë të dy të famshëm që kalojnë një kohë të mirë së bashku”, shtoi burimi.

Pos statusit, rreth tyre komentohet edhe pjesa që DiCaprio ishte në një marrëdhënie me Kate, tre dekada më parë.

“Afërsia e tyre ngriti shumë vetulla – dhe njerëzit në klub po flisnin për Kate, si dhe për faktin që Lottie duket në moshën e duhur për Leon”, tha një burim.

Më herët në mbrëmje, DiCaprio, 49 vjeç, mori pjesë në një shfaqje speciale të filmit të tij më të fundit “Killers Of The Floëer Moon” në East Room në Londër, së bashku me Lily Gladstone.

Më vonë ai shkoi në Chiltern Firehouse – një restorant dhe bar, i cili njihet që frekuentohet nga personazhet publike si Bella Hadid, Joan Collins, Dua Lipa, Mark Ronson, Winnie Harlow dhe Noel Gallagher.

Aktori mbërriti i pari përpara Lottie, 25 vjeçe, e cila shkoi pak më vonë se ylli i Hollivudit.

Ky argëtim i Lottie me DiCaprion ka të ngjarë të alarmojë motrën e saj më të madhe Kate, e cila u takua me të 30 vjet më parë.

Lottie, aso kohe as nuk ishte e lindur, kur dy yjet kishin një romancë të shkurtër në dhjetor të vitit 1993, pak para se ajo të dilte me Johnny Depp.

Leonardo DiCaprio dhe Kate Moss.

Dyshja u njohën me njëri-tjetrin në SHBA kur ishin në adoleshencë dhe ndërsa kalonin shumë kohë së bashku, romanca e tyre mendohet të ketë qenë e shkurtër.

Në Instagramin e saj të mërkurën, Lottie postoi foto të saj duke bërë zgjatime të reja flokësh, të cilat mendohej se i kishte bërë para natës së saj me DiCaprio.

Aktualisht, DiCaprio raportohet se është në një lidhje me modelen italiane Vittoria Ceretti, 25 vjeçe po ashtu.

Dyshja u panë së fundmi së bashku në festivalin e mbushur me yje Art Basel në Miami

Vittoria ishte gjithashtu pranë tij për festën e ditëlindjes së tij të 49-të muajin e kaluar, ku ishin të ftuar dhe morën pjesë figurat më eminente, si Beyonce me bashkëshortin Jay-Z, Lady Gaga dhe Kim Kardashian, Salma Hayek, Chris Rock, Kate Beckinsale, Zoe Kravitz dhe Channing Tatum, Rita Ora, Zoe Saldana dhe Snoop Dogg.

Lottie ka qenë më parë në lidhje me yllin e “Made In Chelsea”, Alex Mytton për nëntë muaj në vitin 2017. Ajo ka qenë gjithashtu e lidhur me bateristin e “The Vamps”, Tristan Evans, Brooklyn Beckham dhe Capital DJ si dhe prezantuesin televiziv Roman Kemp.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore