Stil

Leonardo DiCaprio hidhet në ujëra të ngrirë për të shpëtuar qentë e tij


Aktori, Leonardo DiCaprio ka zbuluar një ndodhi interesante që ka ndodhur gjatë xhirimeve të filmit “Don’t Look Up”, ndërsa ai ishte hedhur në ujë të ngrirë për të shpëtuar dy qenët e tij.

Këtë DiCaprio e ka zbuluar gjatë një interviste për emisionin “Around the Table” të Entertainment Weekly, ndërsa ka thënë se qentë e tij të quajtur Jack dhe Jill, i takojnë racës huski.

Leonardo DiCaprio.

“Në thelb, ata të dy ranë në një liqen të ngrirë,” tha DiCaprio, 47 vjeç.

“Nuk e kuptova se çfarë bëni në një liqen të ngrirë”, shtoi ai.

Bashkë ylli i filmit Jennifer Lawrence më pas e ndërpreu DiCaprion për ta ndihmuar të tregonte historinë, duke thënë se: “Një nga qentë ra brenda dhe ai u hodh në liqenin e ngrirë për të shpëtuar qenin”.

Kasti i “Don’t Look Up” të ftuar në emisionin “Around the Table”.

Ajo shtoi se – “Sapo ai e shtyu një qen nga pellgu, tjetri u hodh brenda”.

Aktori fitues i Oscar tha se qentë e tij “nuk e kuptuan konceptin e një liqeni të ngrirë” për shkak të faktit se ata jetojnë në Kaliforni.

Lawrence, 31 vjeç, më pas bëri shaka për atë që ndodhi, duke thënë: “Jam i sigurt që të gjithë po pyesni veten, edhe unë isha, ai u zhvesh menjëherë në makinë”.

Regjisori i filmit, Adam McKay, ishte gjithashtu i ulur në panel diskutimi dhe i përshkroi qentë e DiCaprios si “tornado absolut”, me Lawrence që pranoi se ata janë “psikotikë”.

Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone.

DiCaprio dhe e dashura e tij, modelja 24-vjeçare Camila Morrone, shpëtuan Huskies së bashku edhe në vitin 2020 dhe dyshja kanë gjithashtu një qen tjetër të quajtur Sally.

Kjo nuk është hera e parë që DiCaprio shpëton jetë në ujëra, pasi njëjtë kishte vepruar edhe në vitin 2019, ndërsa kishte shpëtuar nga vdekja një burrë që kishte rënë në det në një jaht të St. Barts.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore