Shqipëria

Lëkundje tërmeti në Shqipëri


Një tërmet i fortë me magnitudë 4.0 të shkallës Rihter ka goditur qarkun e Dibrës, ku lëkundjet janë ndjerë të forta dhe në Tiranë, rreth orës 16:08.

Epiqendra ka qenë në Bulqizë, me një thellësi prej 2 km dhe 37 km në Veri-lindje të kryeqytetit Tiranë.

Deri më tani nuk është raportuar asnjë dëm në asnjë qytet.

Ishte pikërisht e tillë, periudha kur lëkundje të ngjashme u regjistruan në Shqipëri në vitin 2019. Ato, asokohe, kulmuan me tërmetin e fuqishëm 6.4 të shkallës Rihter, i cili shkaktoi 51 viktima. Mijëra banesa u shkatërruan në atë kohë, teksa shumë prej tyre janë rikonstruktuar apo rindërtuar tërësisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore