Sport

Leipzig-u kalon lehtësisht Bochum-in


Skuadra e Leipzig-ut ka mundur me rezultatin e pastër 3-0 Bochum-in në ndeshjen e fundit të të shtunës në Bundesliga.

Skuadrat u ndeshen për javën e shtatë në Bundesliga. Tre golat e vendasve erdhën në pjesën e dytë të takimit.

Pjesa e parë e takimit përfundoi me rrjeta të paprekura. VAR ndërhyri në lojë në minutën e 5 të takimit, duke anuluar një penallti në faovr të Leipzig-ut.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin më të qartë në lojën e tyre. Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 69 nga Andre Silva.

Katër minuta më vonë, Silva do të asistonte te Christopher Nkunku. Me francezin që do të shënonte golin e dytë. Nkunku do të shënonte përsëri duke vulosur shifrat në 3-0 në minutën e 78.

Tri pikë për Leipzig-un që shkon në kuotën e 10 pikëve dhe renditet në vendin e shtatë në Bundesliga. Bochum-i renditet në vendin e parafundit me katër pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore