Lajme

LDK ri-konfirmon kundërshtimin e rritjes së tarifave të energjisë elektrike – dërgon komentet në ZRRE


Lidhja Demokratike e Kosovës - LDK

Përmes një konference për media, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka njoftuar për dërgimin e komenteve në Zyrën Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), me përmbajtje kundërshtuese për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Lajmin e ka konfirmuar, pjesëtari i kësaj partie, Xhafer Tahiri, i cili ka thënë se për LDK-në, mbrojtja e interesave të qytetarëve të Kosovës – “është jetike”.

Xhafer Tahiri – LDK.

“LDK sapo ka nisur komentet e saj në ZRRE lidhur me raportin vlerësues për ngritjen e tarifave për energjinë elektrike”, ka thënë Tahiri.

“Për LDK-në mbrojtja e interesave të qytetarëve është jetike përmes mekanizmave institucionalë në këtë rast, duke i dërguar klomentete veta në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, duke kundërshtuar rritjen e tarifave për energjinë elektrike”, ka shtuar ai.

Gjatë konferencës ka folur edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka thënë se një krizë e tillë e energjisë elektrike, zanafillën e kishte që në vitin 2021.

Por, sipas Bajramit, “qeveria ka dështuar në menaxhimin e situatës”.

Hykmete Bajrami – LDK.

“Jemi të vetëdijshëm që është krizë globale, por jemi të sigurt që qeveria ka dështuar thellë në menaxhimin e kësaj krize”, tha Bajrami.

“LDK do të ndjek rrugën institucionale, nëse është nevoja do të mbrojmë të drejtën qytetare edhe në Gjykatën Kushtetuse”, shtoi ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore