Lajme

Latifi: Drama e Veriut lidhet me planin franko-gjerman, kjo është logjikë e horrave


Blerim Latifi

Blerim Latifi është i bindur se krejt çfarë po ndodhë në veri të Kosovës me barrikadat dhe revolta e shprehur atje nga serbët është një krizë artificiale e lidhur me planin franko-gjerman.

Filozofi dhe profesori universitar shkruan në llogarinë e tij në Facebook se nga sjellja e palëve në terren bëhet e qartë që Kosova pajtohet me këtë plan, derisa Serbia e ka refuzuar.

“Dje Borrelli tha se 27 vendet e BE-së janë pajtuar me planin. Kosova ka dhënë shenja të qarta se pajtohet me të. Serbia, ndërkaq, duket se e ka refuzuar. Që të shmangë presionin ndërkombëtar për shkak të refuzimit, Vuçiç-i ka nxitur rebelimin e serbëve në veri dhe ka nisur propagandën për rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë”, shkruan Latifi.

“Kjo është logjika e horrave në politikë: që të shmangin një problem, e krijojnë një tjetër; për t’i ikur një krize, e shpikin një krizë tjetër. Në këtë kontekst Kosova thjesht po përpiqet të mbrojë atë që thuhet në ligjin e saj themelor, në Kushtetutën e Republikës”.

Për Latifin, në këtë atmosferë krizash artificiale, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka gabimet e veta.

Madje, “disa”, thotë Latifi.

“Parasegjithash duke i shpërfillur këshillat amerikane, duke besuar se mund t’ia dalë i vetëm në vendosjen e rendit në veri dhe duke këmbëngulur në pikëpamjen e tij të vjetër se shkaku i problemit të veriut gjendet në Prishtinë”.

Por, me situatën e fundit, Latifi shpreson shumë se Kurti e ka marrë mësimin.

Ky është thelbi i krejt kësaj drame. Të tjerat janë kakofoni e transheve partiake dhe e platformave të mosdurimit personal”.

Ekskluzive: Dokumenti i propozimit franko gjerman – Përmes Nenit 1, 2 dhe 3 Serbia pranon ekzistencën e Kosovës, Neni 9 detyron Kosovën ta themelojë Asociacionin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore