Sport

Largimi i Sterling dhe Mahrez nga Manchester City


Manchester City është gati të lejojë Raheem Sterling dhe Riyad Mahrez të largohen nga klubi këtë verë, sipas gazetës Daily Mail.

26-vjeçari, Sterling humbi vendin e tij si titullar i rregullt gjatë ndeshjeve të fundit në Premierligë, dhe kampionët në fuqi janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për lojtarin anglez.

Pavarësisht që shënoi tre gola të rëndësishëm në fitoren në gjysmëfinale përballë Paris Saint-Germain, City janë të gatshëm të dëgjojnë oferta edhe për algjerianin Riyad Mahrez.

Arsenali thuhet se janë të interesuar të nënshkruajnë të dy lojtarët me menaxherin Mikel Arteta në krye të klubit.

Arteta dhe Sterling kanë bashkëpunuar edhe më parë, kur spanjolli ishte asistent i trajnerit Pep Guardiola.

Por, edhe pas largimit, Sterling kishte vetëm fjalë të mira për trajnerin e Arsenalit, dhe nëse Arteta dërgon një ofertë të mirë te Manchester City, atëherë 26-vjeçari dhe Arteta mund të ribashkohen.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore