Sport

Lara Colturi, kampionia e Italisë do të garojë për Shqipërinë


Shqipëria ka vetëm një resort skijimi dhe nga ky sezon i ardhshëm, Lara Colturi, me origjinë nga Italia, do të jetë e vetmja skiatore që përgatitet të mbrojë shqiponjën dykrenare të flamurit kuq e zi në Kupën e Botës së Skive Alpine.

Lajmi befasoi publikun italian, ku atletja e re që do të mbushë 16 vjeç nëntorin e ardhshëm, ishte një nga shpresat e mëdha për të zëvendësuar paraardhësit e saj Goggia, Brignone apo Basino.

Dhe pikërisht Lara Colturi, vajza e Daniella Cecarelli-t, fituesja e medaljes së artë në ski të Salt Lake City 2002.

Lara është zhvilluar teknikisht në Ceccarelli Golden Team, shkollën e skive të drejtuar nga prindërit e saj. Që e vogël është trajnuar me programe specifike për t’u përgatitur për nivelin e lartë.

Fituesja e Pinocchio sui Sci, një konkurs tradicional që bashkon premtime të mëdha ndërkombëtare, ishte shpresa e madhe e Italisë për t’u përfaqësuar në Kupën e Botës së Skive Alpine.

Por, Lara Colturi do të përfaqësojë Shqipërinë, pasi ka pasaportë shqiptare për shkak të nënës së saj, e cila mori nënshtetësinë për të qenë në gjendje të stërviste kombëtaren e Shqipërisë.

Ajo gjithashtu nuk ka nuk ka nevojë për autorizimin e FISI-t (Federata Italiane e Sporteve Dimërore), për të garuar nën një flamur tjetër.

Skiatorja është një yll në vendin e saj. Vetëm në Instagram ajo ka më shumë se 35 mijë ndjekës.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore