Sport

Lajm i mirë për Mourinho-n, rikthehet Wijnaldum


Georginio Wijnaldum është në prag të kthimit në skuadrën e Romës pasi theu këmbën në muajin gusht.

Mesfushori holandez, i cili u bashkua si huazim nga Paris Saint-Germain në verë, luajti vetëm 12 minuta për romakët, përpara se të lëndohej në një seancë stërvitore në fillim të sezonit.

Ish-lojtari i Liverpool-it ka mbetur jashtë fushës që atëherë, duke punuar në heshtje për rikuperimin e tij.

Siç raportohet nga gazetari italian, Gianluca Di Marzio, Jose Mourinho mori një lajm të mirë këtë mëngjes pasi Wijnaldum përfundoi të gjithë seancën stërvitore me shokët e skuadrës.

Holandezi tani është në prag të kthimit të tij për klubin kryeqytetas dhe mund të jetë në stol për ndeshjen e tyre të ardhshme në Serie A me Empoli-n më 4 shkurt.

Rikthimi i Wijnaldum i jep Mourinho-s një siguri në mesfushë për garën që ata janë duke e bërë për të përfunduar në zonën Champions.

Kujtojmë që 32-vjeçarit i përfundon huazimi me klubin italian në qershorin e ardhshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore