Kosova

Lajçak shpreson që palët janë në rrugën e duhur


I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, shpreson që palët janë në rrugën e duhur.

Kjo, pas përfundimit të raundit të dytë të bisedimeve mbrëmjen e 25 gushtit.

Lajmi u bë i ditur nga përfaqësuesi evropian, duke cituar postimin e tij në median sociale “Twitter”.

Ndër të tjera, ai vlerësoi dhe përpjekjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, për të mbështetur një zgjidhje evropiane të situatës në Kosovë.

Pas takimit me Vuçiç-in, Lajçak shtoi në Twitter se bisedimet do të vazhdojnë.

“Pas raundit të dytë të bisedimeve mbrëmë vonë, shpresoj se jemi në rrugën e duhur. Unë e vlerësoj përpjekjen e sinqertë të Presidentit të Serbisë për të mbështetur një zgjidhje evropiane. Bisedimet tona do të vazhdojnë”, theksoi Lajçak.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore