Lajme

Lajçak në Selanik: “Duhet të kemi komunikim të sinqertë me Ballkanin Perëndimor”


i Dërguari Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në Samitin e Selanikut i cili mbledh ekspertë prominentë të politikës së rajonit dhe botës, pjesë e panelit diskutues ishte edhe i Dërguari Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak së bashku me profesorin e politikave ndërkombëtare të Universitetit të Athinës si dhe anëtarin e parlamentit të Republikës Helene, Dimitris Karidis, diskutuan për temën “Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor”.

Përfaqësuesi i BE-së shkori në Twitter se gjatë samitit të sotëm në Selakin ka theksuar “rëndësinë e mbështetjes fianciare të BE-së për Ballkanin Perëndimor”.

“Por në të njëjtën kohë edhe duke nënvijëzuar rëndësinë e një procesi zgjerues kredibil dhe komunikim të sinqertë me Ballkanin Perëndimor”.

Në këtë samit gjithashtu ishte Ambasadori Përfaqësues i Përhershëm i Federetatës së Rusisë në BE, Vladimit Chizov, temë e diskutimit të së cilit ishte antitetike me atë të lartëpërmendurën, “Rusia dhe Ballkani.”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore