Muzikë

Lady Gaga pjesë e koncertit të fundit të Tony Bennett


Lady Gaga, Tony Bennett

Këngëtarët, Lady Gaga dhe Tony Bennett, muajin tjetër do të bëhen bashkë për të performuar në skenën e “Radio City Music Hall” në Neë York.

Madje, sipas burimeve të CNN, performanca e dyshes do të përfshijë dy netë dhe pritet që këto të jenë të fundit për Bennett, pasi që ai thuhet ta përfundojë karrierën e tij prej këngëtari.

Tony Bennett, Lady Gaga.

“One Last Time” – është një mbrëmje që do të sjellë përsëri në skenë Gaga-n dhe Bennett me datën 3 gusht, e cila përkon edhe me ditëlindjen e 95-të të Tony-t.

Ndërkaq, performanca tjetër e dyshes do të jepet me datën 5 gusht të këtij viti.

Kujtojmë se në muajin shkurt të këtij viti, Bennett dhe familja e tij njoftuan se ai ishte diagnostikuar me Alzheimer që nga viti 2016.

Fituesi i çmimeve “Grammy” ka vazhduar të këndojë dhe të luajë muzikë, me inkurajimin e mjekëve të tij, pavarësisht diagnozës së rëndë shëndetësore.

Gaga ndau lajmet në Instagram, duke shkruar “Jam shumë e nderuar dhe e ngazëllyer që festoj ditëlindjen e 95-të të Tonit me të në këto shfaqje speciale”.

Lady Gaga dhe Tony Bennet numërojnë disa bashkëpunime së bashku, ndërsa ata nisen shoqërinë e tyre që nga viti 2011.

“The lady is a tramp”, “I can’t give you anything but love”, “Body and soul”, janë disa nga këngët që ata i interpretuan së bashku e të cilat u pëlqyen shumë nga publiku.

Ndryshe, Tony Bennett, emri zyrtar i të cilit është Anthony Dominick Benedetto, është një këngëtar amerikan i zhanrit jaz.

Ai u bë i njohur ndërkombëtarisht me këngën e titulluar “I Left My Heart In San Francisco”.

Bennett është ndër këngëtaret me te popullarizuar dhe të suksesshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa ka fituar 17 çmime “Grammy”.

Madje, vetëm gjatë viteve 1993-2007, ai u shpërblye 15 here me “Grammy” dhe në tërë botën Bennett ka shitur mbi 50 milion disqe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore