Sport

La Liga/ Kampionët dhe nënkampionët mbyllin vitin kalendarik


Dy sfida do të ketë këtë të mërkurë në La Liga-n spanjolle. Sfida e parë luhet mes Granada-s dhe Atletico Madrid-it. Ditën do e mbyllë përballja mes Athletic Bilbao-s dhe Real Madrid-it.

Në “Estadio Nuevo Los Carmenes”, duke filluar nga ora 19:00 do të luhet sfida mes Granada-s dhe Atletico-s. Ndeshje e prapambetur, pasi duhet të ishte luajtur më 17 tetor të këtij viti.

Kampionët në fuqi të La Liga-s, renditen në vendin e pestë dhe kanë grumbulluar 29 pikë. Vendasit kanë 10 pikë më pak dhe renditen të 15-ët.

Granda në shtëpi numëron tre fitore, dy barazime dhe tre humbje. Atletico në transfertë numëron katër fitore, dy barazime dhe tre humbje.

Përballja e fundit mes dy skuadrave, e luajtur në po këtë stadium, përfundoi me fitoren 2-1 të Atletico-s.

“San Mames” do të presë sfidën mes Athletic Bilbao-s dhe Real Madrid-it, duke filluar nga ora 21:30. Kryeqytetasit udhëheqin kampionatin me 43 pikë. 19 pikë më pak kanë vendasit, që renditen të 10-ët.

Si ekip pritës, Athletic numëron katër fitore, dy barazime dhe tre humbje. Real-i në transfertë numëron shtatë fitore, një barazim dhe një humbje.

Ndeshjen e fundit mes dy skuadrave, të luajtur në fillim të këtij muaj, e fitoi Real-i me rezultatin 1-0. Ndërsa, sfida e fundit në këtë stadium u fitua po nga Real-i dhe me po të njëjtin rezultat 1-0.

Sfida e fundit për këtë vit në La Liga është programuar të luhet më 31 dhjetor. Valencia do të përballet me Espanyol-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore