Jetesë & Stil

“Kylie Jenner dhe Travis Scott nuk janë ribashkuar”, thonë burime pranë ish-çiftit


Modelja, Kylie Jenner dhe rep artsti, Travis Scott sigurisht që kanë një histori të përbashkët dhe fakt për këtë janë të dy fëmijët e tyre, Stormi dhe Aire.

Por, ani pse fansat së fundmi kanë spekuluar për një ribashkim në mes të ish-çiftit, Jenner e Scott, duket se dyshja i kanë ndarë rrugët kur bëhet fjalë për romanca dhe gjithçka që i lidh janë vetëm fëmijët e tyre.

Burime pranë ish-çiftit thonë se Kylie është kryesisht pranë fëmijëve të tyre, dhe ata jetojnë me të, por Travis gëzon të drejtën që t’i takojë ata sa herë që të dojë, shkruan TMZ, transmeton AlbanianPost.

Kësisoj, Travis e festoi së fundmi “Ditën e Babait” me Stormin në Londër, çka bëri që fansat menjëherë të spekulonin në një rikuperim të marrëdhënies mes Scott dhe Jenner.

Të njëjtat burime, mohojnë aludimet, derisa shtojnë se gjatë ceremonisë së përfundimit të ciklit shkollor të Storm, Travis ishte aty për ta mbështetur të bijën.

Aktualisht, rep artisti nuk është në lidhje me ndonjë person të ri në jetën e tij, ani pse është përfolur për një romancë me SZA, pasi që ishte paraqitur në turneun e saj evropian.

Ndërkohë, Kylie kishte bërë lëvizje në jetën private, derisa për një kohë kishte qenë në lidhje të shkurtër me aktorin amerikano-francez, Timothee Chalamet.

Kylie dhe Travis janë ndarë dhe janë ribashkuar në të kaluarën, por të afërm të dyshes, thonë se një mundësi e tillë, vështirë se do të ndodh më, pasi që ata kësaj radhe i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, përgjithmonë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore