Lajme

Kuvendi shqyrton Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë


Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen këtë të enjte për të mbajtur dy seanca plenare.

Në seancën e parë plenare në rend dite është shqyrtimi i parë i Projektligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.

Ashtu siç thuhet në faqen zyrtare të kuvendit, seanca do të nisë me fillim nga ora 10:00.

Seanca e dytë plenare do të mbahet në ora 11:00 dhe në rend dite ka 22 pika, në kuadër të të cilave është edhe shqyrtimi i projektligjit nr.08/L-226 për ratifikimin e “Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2022.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore