Lajme

Kuvendi i Kosovës shpenzoi mbi 8 milionë euro gjatë vitit 2021


Komisionin për Buxhet, Punë dhe Financa.

Kuvendi i Kosovës, ka shpenzuar mbi 8 milionë euro gjatë vitit 2021.

Rreth 6 milionë prej tyre kanë qenë në kategorinë për paga, mëditje dhe shtesa.

Kështu ka bërë të ditur sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Financa.

“Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2021, ka shpenzuar mbi 8 milionë euro. Ndërsa 6 milionë prej tyre kanë qenë për paga, mëditje dhe shtesa, që i bie 7 mijë euro më shumë se vitin 2020”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka ngritur shqetësime për rritje të shpenzimeve në dreka dhe karburante.

Sipas tij, në vitin 2020 ka pasur më pak shpenzime.

“Kemi disproporcion në mes të kategorive, shumë kategori i kemi 70 e 80 për qind e te investimet kapitale 25 për qind. E kemi një disporprocion të madh”, ka thënë deputeti Ferat Shala.

Komisionin për Buxhet, Punë dhe Financa.

Më 4 shkurt, janë publikuar shpenzimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për dy muajt e fundit e vitit 2021 për udhëtimet që ata thonë se i bëjnë nga Gjakova, Prizreni, Vushtrria apo Lipjani.

Listës së publikuar të shpenzimeve i kishte prirë deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj dhe ajo nga radhët komunitetit boshnjak Duda Balje.

Të dytë kanë shpenzuar nga 870 euro për derivate për muajt nëntor-dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërkaq deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Yllza Hoti, 810 e pasuar nga Albana Bytyqi e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me 780 euro të shpenzuara.

Nga shpenzimet e publikuara shihet se më së shumti kanë harxhuar deputetët që vijnë nga Gjakova e Prizreni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore