Kosova

Kushtetusja s’gjen shkelje në Ligjin e investimeve të qëndrueshme


Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese i ka jepur të drejtë Qeverisë së Kosovës për Ligjin për Investime të Qëndrueshme, kështu duke konstatuar se i njëjti nuk është në kundërshtime me parimet kushtetuese.

Nga Kushtetuesja është kërkuar që ligji t’i dërgohet presidentes Vjosa Osmani për shpallje.

“Gjykata, ka vendosur që njëzëri, të deklarojë kërkesën e pranueshme dhe të konstatojë, njëzëri, që nenet 21, 35, 52 dhe 53, për Investime të Qëndrueshme, nuk janë në kundërshtim me paragrafet e Kushtetutës”.

“Ligji nr.08/L-209 për Investime të Qëndrueshme, i dërgohet Presidentes së Republikës së Kosovës për shpallje”, thuhet në komunikatë për media.

Në nëntor të 2023-së, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për Investime të Qëndrueshme.

Një ditë më parë Kushtetuesja i ka dhënë të drejtë Qeverisë së Kosovës për Ligjin për paga minimale, që ishte dërguar nga deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për vlerësim.

Nga Kushtetuesja kanë vlerësuar se ndryshimet e ligjeve për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të verbrit, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë nuk janë në kundërshtim me nenin për barazi para ligjit.

Teksa ka konstatuar gjatë dy ditëve të fundit se dy vendime të Qeverisë kanë qenë antikushtetuese njëri për shkarkimin e anëtares së Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) dhe tjetri për Ligjin e Byrosë.

Qeveria Kurti me rekord të shkeljeve të Kushtetutës që nga paslufta

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore