Lajme

Kushtetuesja rrëzon disa nene të Ligjit për Zyrtarët Publikë


Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se disa nene të Ligjit për Zyrtarët Publikë janë anti-kushtetues, pasi PDK-ja e LDK-ja e kishin dërguar në Kushtetuese.

Kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës ka vendosur njëzëri që Ligji për Zyrtarët Publikë nuk është në përputhshmëri me dy paragrafin 1 të nenit 3, Barazia para Ligjit, të Kushtetutës së Kosovës.

“Bazuar në konstatimet e mësipërme, Gjykata gjithashtu vendosi: (i) të konstatojë që në bazë të nenit 43 (Afati) të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, Ligji i kontestuar i dërgohet Presidentes së Republikës së Kosovës për shpallje, pa dispozitat e konstatuara në kundërshtim me Kushtetutën dhe sipas specifikave të përcaktuara në Aktgjykimin e Gjykatës”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

“Në pajtim me paragrafin 1 të nenit të Kushtetutës, të urdhërojë Kuvendin e Republikës së Kosovës që brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e Aktgjykimit, të ndërmarr veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin”.

Në aktgjykim thuhet se e drejta për informim për marrëdhënien e punës dhe e drejta e ankesës dhe paragrafëve 3 dhe 4 të nenit 88 dhe e drejta për ankesë e nëpunësesit të shërbimit publik dhe nenit 6 të Ligjit të kontestuar, në pajtim me Kushtetutën dhe këtë Aktgjykimin të përcaktojë që Aktgjykimi hyn në fuqi me publikimin e tij në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Në arsyetimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese thuhet se parashtruesit e ankesës pretendojnë që procedura e ndjekur në miratimin e këtij ligjit ishte në kundërshtim me ligjet e kushtetutës

Lidhur me pretendimet e ankuesve se ky ligj është miratuar pa u shqyrtuar fare në komision, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se procedura përkitazi me nxjerrjen e këtij ligji, nuk është argumentuar të jetë në kundërshtim me nenin 77 dhe 78 të Kushtetutës.

Sa i përket pavarësisë së institucioneve të pavarura kushtetuese në raport me kompetencën mbikëqyrëse të Qeverisë, aktgjykimi sqaron se leximi i përbashkët i nenit 12, 13 dhe 104 i Ligjit për Zyrtarët Publikë është në kundërshtim me nene të të Kushtetutës.

Ndërsa Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri dhe ai i LDK-së, Arben Gashi e kanë mirëpritur vendimin e Kushtetueses, duke thënë se pushteti e mori edhe një “karton të kuq” nga Kushtetuesja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore