Sport

Kushi: Sportistët, ambasadorët tanë më të mirë


Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Evis Kushi ka marrë pjesë në takimin virtual me përfaqëuses të Këshillit të Europës dhe Agjencisë Botërore Anti-Doping (WADA).

Kushi ishte pjesë e një takimi konstruktiv, ku u diskutua rreth përmirësimit të mëtejshëm të programit Anti-Doping në Shqipëri, në mënyrë që të jetë në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare.

“Kemi shumë sportistë të talentuar, të cilët me rezultatet dhe arritjet e tyre në gara ndërkombëtare, na bëjnë krenarë dhe shërbejnë si ambasadorët më të mirë të Shqipërisë nëpër botë, duke lartësuar akoma më shumë imazhin e vendit tonë”, tha Kushi gjatë takimit.

Gjithashtu, Ministrja Kushi e vuri theksin edhe te nxitja që i duhet bërë të rinjëve shqiptarë të bëhen pjesë e garave kombëtare dhe ndërkombëtare të bazuara në meritokraci dhe garë të nderëshme, në mënyrë që të shërbejnë si shembull frymëzimi për brezat e rinjë të sportistëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore