Film

Kush triumfoi në ndarjen e çmimeve “Golden Globes”


Trofetë “Golden Globes” u shpërndanë mbrëmjen e të martës, me “The Fabelmans” dhe “The Banshees of Inisherin”, të cilat morën nderimet kryesore në kategoritë e filmave.

Ndërsa “Abbott Elementary”, “House of the Dragon” dhe “The White Lotus” ishin ndër fituesit e mëdhenj televizivë.

Quinta Brunson, Tyler James Williams, Angela Bassett, Ke Huy Quan, Colin Farrell, Jennifer Coolidge, Steven Spielberg, Michelle Yeoh, Julia Garner, Zendaya, Guillermo del Toro, Cate Blanchett dhe Austin Butler ishin në mesin e fituesve individualë.

Edicioni i 80-të i ceremonisë, i cili u zhvillua në Beverly Hilton dhe u transmetua drejtpërdrejt në NBC dhe Peacock, u drejtua nga Jerrod Carmichael.

Këtë vit pa një rritje në numrin e çmimeve të shpërndara, me organizatën “Golden Globes”, “The Hollywood Foreign Press Association”, që ndau çmimet e aktorit dytësor dhe aktores dytësore në çmime të veçanta, për serialet televizive në vazhdim dhe seriale të kufizuara/antologjike ose filma televizivë.

Më parë, kategoritë mbështetëse televizive të aktrimit përfshinin pretendentë nga të gjitha kategoritë e programeve të lartpërmendura.

Gjithashtu gjatë shfaqjes, Eddie Murphy u prezantua me çmimin Cecil B. DeMille 2023, ndërsa Ryan Murphy pranoi çmimin Carol Burnett.

Lista e plotë:

Filmi më i mirë – Dramë u shpall “The Fabelmans”.

Performanca më e mirë nga një aktore në një film – Dramë shkoi për Cate Blanchett në filmin “Tár”.

Performanca më e mirë nga një aktor në një film – Dramë i takoi Austin Butler me përshtatjen “Elvis”.

Filmi më i mirë – Muzikal ose Komedi ishte historia e një miqësie të pazakontë në “Banshees of Inisherin”.

Performanca më e mirë nga një aktore në një film – Muzikal ose Komedi u fitua nga Michelle Yeoh, me aktrimin në “Everything Everywhere All at Once”.

Performanca më e mirë nga një aktor në një film – Muzikal ose Komedi shkoi për Colin Farrell, me “Banshees of Inisherin”.

Filmi më i mirë – i animuar u shpall “Pinocchio” i regjizorit meksikan Guillermo del Toro.

Filmi më i mirë – Gjuhë jo-Angleze u akordua te dy prokurorët e “Argentina 1985”.

Performanca më e mirë nga një aktore në një rol dytësor në film shkoi për Angela Bassett, në rikthimin e “Black Panther: Wakanda Forever”.

Performanca më e mirë nga një aktor në një rol dytësor në çdo film u rrok nga aktori vietnamez Ke Huy Quan, me aktrimin në “Everything Everywhere All at Once”, i cili dhuroi një fjalim emocionues në podiumin e triumfuesve.

Regjizura më e mirë u shpall ajo e “The Fabelmans”, drejtuar nga Steven Spielberg.

Skenari më i mirë shkoi për Martin McDonagh, dhe filmin “Banshees of Inisherin”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore