Sport

Kush janë futbollistët më të shpejtë në Bundesliga-n gjermane


Bundesliga gjermane ka luajtur 17 javët e para të saj për sezonin 2021/22. Bayern Munich-u kryeson renditjen e kampionatit me 43 pikë.

Nëntë pikë më pak ka Borussia Dortmund-i i vendit të dytë. 29 pikë ka Freiburg-u i vendit të tretë dhe 28 pikë, Bayer Leverkusen-i i vendit të katërt.

Teksa kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 17, që ishin dhe të fundit për këtë vit kalendarik, Bundesliga do të rikthehet me ndeshjet e javës së 18 më 7 janar 2022.

Por, kush kanë qenë futbollistët që kanë arritur shpejtësinë më të madhe këtë vit në Bundesliga?

Sipas hulumtimeve të gazetës së përditshme gjermane “Kicker”, qendërmbrojtësi i Mainz-it, Jeremiah St. Juste, ka qenë lojtari që ka kapur shpejtësinë më të madhe.

25-vjeçari arriti shpejtësinë maksimale prej 36.63 km/h, përpara se të pësonte një dëmtim në shpatull, që e mban jashtë fushave që nga tetori.

Në vend të dytë dhe të tretë renditen Alphonso Davies-i i Bayern-it dhe Kevin Schade i Freiburg-ut. Të dy me nga 36.37 km/h.

Lista e plotë me 18 lojtarët më të shpejtë:

1-Jeremiah St. Juste, Mainz – 36,63 km/h

2-Alphonso Davies, Bayern – 36,37 km/h

2-Kevin Schade, Freiburg – 36,37 km/h

4-Bryan Lasme, Arminia Bielefeld – 36,08 km/h

5-Erling Haaland, Dortmund – 35,94 km/h

6-Denis Zakaria, Gladbach – 35,62 km/h

7-Jeremie Frimpong, Leverkusen – 35,61 km/h

8-Mitchel Bakker, Leverkusen – 35,58 km/h

9-Christopher Nkunku, RB Leipzig – 35,54 km/h

10-Kingsley Ehzibue, FC Köln – 35,49 km/h

11-Ruben Vargas, Augsburg – 35,46 km/h

12-Leroy Sane, Bayern – 35,24 km/h

13-Gerrit Holtmann, Bochum – 35,17 km/h

14-Maxence Lacroix, Wolfsburg – 35,15 km/h

15-Moussa Diaby, Leverkusen – 35,14 km/h

15-Takuma Asano, Bochum – 35,14 km/h

17-Kostas Mavropanos, Stuttgart – 35,08 km/h

18-Kingsley Coman, Bayern – 35,04 km/h

18-Ihlas Bebou, Hoffenheim – 35,04 km/h

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore