Lajme

Kush janë 20 kriminelët serbë në “listën e kuqe” të INTERPOL-it


Ilustrim

Një ‘fletarrest’ është lëshuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (INTERPOL) për kryekriminelin serb, Millan Radoiçiç, përfshirë 11 persona të tjerë për sulmin e armatosur të 24 shtatorit në fshatin Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, por lista e të kërkuarve nga INTERPOL-i del të jetë shumë e gjatë.

Në mesin e 6 mijë 852 të arratisurve të kërkuar nga organet e drejtësisë në mbarë botën, janë edhe 20 persona të nënshtetësisë serbe. Ata kërkohen kryesisht nga vendet e rajonit: Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Hungaria, por edhe Qiproja, Çekia dhe Brazili, veçanërisht për kryerjen e krimeve të ndryshme; krime lufte, trafik droge, grabitje dhe vrasje të rënda,

Ertan Mujoviç dhe Dushan Spasojeviç kërkohen nga Bosnja dhe Hercegovina për krime që përfshijnë akte të paligjshme seksuale ndaj të miturve dhe dhunë sukesuale ndaj grave gjatë luftës në vitin 1992, transmeton rrjeti ballkanik i lameve “N1” të enjten, ndërsa ndodhen në “listën e kuqe” të INTERPOL-it për krime të rënda në periudhe të ndryshme kohore.

Në kërkim nga Bosnja dhe Hercegovina për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit janë edhe Sasha Dunoviç dhe Milojko Kovaçeviç. Dunoviç është ish-pjesëtar i ushtrisë së Republika Sërpska – entiteti serb në Bosnje dhe Herceogivinë. Gjithashtu në kërkim për krime lufte është edhe Milojko Kovaçeviç, i cili akuzohet për dhunë, torturë dhe abuzim ndaj civilëve.

Dragan Marjanoviç, Zoran Adamoviç, Duka Miroslav, Vinko Laziç, Blagoje Vojvodiç, Çedo Bogiçeviç dhe Boshko Lukiç, janë kriminelët tjerë serbë në “listën e kuqe” të INTERPOL-it për krime kundër njerëzimit, ndërsa Rajko Drakuliç dhe Svetozar Kosoriç, kërkohen nga Bosnja dhe Hercegovinë për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në zonën e Srebrenicës në vitin 1995.

Në shenjestrën e INTERPOL-it janë edhe Slobodan Kosotovski, Ivan Milovanoviç dhe Jovan Bjelotomiç. Ata kërkohen nga Brazili dhe Qiproja. Disa akuzohen për trafik droge, disa të tjerë për grabitje të rënda. Gjithashtu, në mesin e të kërkuarëve është edhe një grua – Slobodanka Toshiç. Ajo kërkohet për vrasje dhe përfshirje në krim të organizuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore