Lajme

Kurti uron Krishtlindjen ortodokse: Mesazhi i kësaj feste, frymëzim për një shoqëri më të mirë


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka uruar festën e Krishtlindjeve qytetarëve të Kosovës të besimit të krishterë ortodoksë, ku ka thënë se mesazhi i kësaj feste është frymëzim për dashamirësi më të madhe dhe një angazhim për një shoqëri më të mirë.

“Për Krishtlindje u uroj qytetarëve të Kosovës të besimit të krishterë ortodoks, të cilët sot kremtojnë, që kjo festë t’i gjejë të lumtur dhe t’u sjellë mbarësi e begati”.

“Mesazhi i dashurisë dhe i shpresës së kësaj feste frymëzon për më shumë dashamirësi e angazhim për një shoqëri më të mirë”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Kurti tutje ka thënë se i uron besimtarët dhe familjet e tyre duke ju dëshiruar “paqe dhe gëzim”.

“Gëzuar Krishtlindjen!”, ka përfunduar urimin kryeministri Kurti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore