Kosova

Kurti udhëton për në Londër, merr pjesë në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2022


Samiti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor 2022.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti udhëton për në Londër për të marrë pjesë në Samitin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor 2022.

Në këtë samit do të marrin pjesë të gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Hapjen e Samitit do ta bëjë Oliver Varhelyi, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi në ora 9:00-9:15.

Sesioni interaktiv mes participantëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe shtojca me pyetje/përgjigje do të jetë nga ora 9:15-11:00.

“Gjashtë kryeministra nga rajoni do të diskutojnë për të ardhmen e rajonit dhe mundësitë e investimeve”, thuhet në njoftimin e llogarisë zyrtare të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore