Lajme

Kurti udhëton në Bukuresht, merr pjesë në konferencën e Partisë Socialiste Evropiane


Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të shtunën për në Bukuresht të Rumanisë, ku do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Partia Socialiste Evropiane (PES), në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet evropiane në qershor të këtij viti.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e kryeministrit, të cilit kanë njoftuar se gjatë qëndrimit të tij atje, Kurti do të ketë takime me përfaqësues dhe liderë të partive të ndryshme simotra.

Edhe në nëntor të vitit të kaluar Kurti kishe marr pjesë në Kongresin e PES-it, që ishte mbajtur në Malaga të Spanjës.

Në atë Kongres ishin diskutuar çështje të ndryshme, ishte zgjedhur udhëheqësia e PES-it, dhe përgatitjet për zgjedhjet e reja në BE.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Malaga të Spanjës, ku ka marrë pjesë në Kongresin e Socialistëve Evropianë.

Gjatë qëndrimit në Malaga, Kurti kishte qenë i shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Po në nëntor të vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje ishte bërë pjesë e organizatës socialdemokrate në Evropë, pra PES-it.

PES është forca politike më e madhe e së majtës në Bashkimin Evropian e cila është e përfaqësuar edhe në Parlamentin Evropian me grupin “Socialistët & Demokratët” (S&D).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore