![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2021/07/Untitled.png)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vazhdën e takimeve zyrtare në Greqi, është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
Këtë e ka bërë të ditur kryediplomati grek, përmes një postimi në Twitter, ku shkruan se, gjatë takimit, ata kanë diskutuar për perspektivën e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE), dialogun Kosovë – Serbi dhe bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve.
“Duke ndjekur takimin tonë të fundit në Prishtinë, unë u takova me kryeministrin Albin Kurti në Athinë. Ne diskutuam mbi perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE, dialogun Beograd-Prishtinë dhe bashkëpunimin ekonomik”, shkruante Dendias në Twitter.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Greqi në vizitë zyrtare që nga java e kaluar.
Vizita e Kurtit në Greqi vjen pas një ndryshimi të qasjes së diplomacisë greke në raport me Kosovën.
Greqia, si një vend mos-njohës i pavarësisë, gjatë muajve të fundit ka filluar ta ndryshojë qëndrimin në lidhje me aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke argumentuar se pavarësia e Kosovës nuk përbente shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Gjithashtu muaj më parë gazeta pro qeveritare greke Kathimerini, kishte botuar një artikull ku thuhej se ka një intensitet brenda qeverisë helene, për ta njohur Kosovën.
Gazeta argumentonte se Greqia ka disa arsye përse dëshiron të ri-pozicionohet karshi Kosovës. Një nga këto arsyet ishte edhe thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve me faktorin shqiptar dhe veçanërisht me Kosovën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti takon mërgatën në Turqi, i fton që të investojnë në Kosovë
-
Goditet nga vetura, vdes një 64-vjeçar në Prizren
-
Tahiri i reagon Mujës për pagën mesatare: Manipulim me statistika
-
Kulaçin: Mali i Zi në kthetrat e ‘botës serbe’ – Vuçiç-it i duhet të kompensojë politikën e tij të pasuksesshme ndaj Kosovës
Lajmet kryesore
-
Beqaj në burg, GJKKO zbardh vendimin: 4 akuzat që rëndojnë mbi ish-ministrin
-
Krijohet Trupa e Ndërhyrjes Teknike, Balla: Presim rritje të numrit të turistëve
-
Çfarë ndodh nëse flakët e krahut të djathtë të Italisë dhe Francës bashkohen?
-
Tahiri i reagon Mujës për pagën mesatare: Manipulim me statistika