Lajme

Kurti raporton në kuvend punën dy vjeçare të qeverisë


Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Ne seancën plenare të kësaj të enjte në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti do të raportoj për punën dy vjeçare të punës së tij si udhëheqës i Qeverisë.

Ashtu siç është njoftuar zyrtarisht, seanca është paralajmëruar të fillojë në ora 10:00.

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për energjinë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-160 për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-220 për çmimin e produkteve medicinale,

Shqyrtimi i rekomandimit lidhur me auditimin e procesit të shitjeve me negocim direkt në Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të seancës plenare, nr.08-V-321, i datës 23 qershor 2022.

Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të seancës plenare, nr.08-V-321, i datës 23 qershor 2022.

Ndërkaq më 22 mars, në mbledhjen e qeverisë, Kurti kishte raportuar për të arriturat e tij dhe kabinetit qeveritar që nga fillimi mandatit në qeverisje.

Në këtë mbledhje ai kishte kritikuar qeverisjet e kaluara, që sipas tij, janë karakterizuar me shkurtpamësi të politikave ekonomike.

“Në Kosovë varësia ndaj importit të energjisë elektrike, në mungesë të kapaciteteve të mjaftueshme të gjenerimit të energjisë elektrike dhe ndaj produkteve që konsumojmë në mungesë të prodhimtarisë vendore, zhveshi paturpësisht keqqeverisjen 13 vjeçare dhe shkurtpamësinë e politikave ekonomike”, kishte thënë fillimisht Kurti.

Prandaj shtoi ai, Kosova kishte nevojë për rikthim, rikuperim dhe ringjallje, pra rikthim të normalitetit, rikuperim të dëmeve dhe ringjallje të ekonomisë, të cilën e ka sjellë, sipas tij, qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore