Lajme

Kurti: Kosova kishte nevojë për rikthim, rikuperim dhe ringjallje përkundrejt keqqeverisjes 13 vjeçare


Albin Kurti

Gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e 136-të të Qeverisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për arritjet e ekzekutivit kosovar në 2 vite qeverisjeje, duke kritikuar qeverisjet e kaluara, që sipas tij, janë karakterizuar me shkurtpamësi të politikave ekonomike.

“Në Kosovë varësia ndaj importit të energjisë elektrike, në mungesë të kapaciteteve të mjaftueshme të gjenerimit të energjisë elektrike dhe ndaj produkteve që konsumojmë në mungesë të prodhimtarisë vendore, zhveshi paturpësisht keqqeverisjen 13 vjeçare dhe shkurtpamësinë e politikave ekonomike”, ka thënë fillimisht Kurti.

Prandaj shtoi ai, Kosova kishte nevojë për rikthim, rikuperim dhe ringjallje, pra rikthim të normalitetit, rikuperim të dëmeve dhe ringjallje të ekonomisë, të cilën e ka sjellë, sipas tij, qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Qeverisë sonë ju deshën vetëm 2 muaj, kundër nëntë muajve sa kishte kohë qeveria paraprake, që të negociojmë dhe të nënshkruaj kontratën me kompanin Pfizer për 1.2 milionë doza të vaksinave. Brenda 100 ditëshit të parë siguruam 2 milionë soshë”, ka thënë fillimisht Kurti.

Vaksinimi masiv, sipas Kurtit, ishte çelësi i rikuperimit drejt ringjalljes i cili mundësoj shtimin e aktivitet ekonomik.

“Dhe bashkë me shtimin e besimit në qeverinë e re, shpresën për të ardhmen, masat emergjente fiskale dhe pakon e ringjalljes ekonomike e diktuan performancën ekonomike dhe buxhetore përtej pritjeve të fillim vitit”.

Për 2 vite qeverisjeje, sipas Kurtit buxhetit të shtetit i janë shtuar 760 milionë euro kurse ekonomisë 2.1 miliardë euro të gjitha këto pa ndryshim të politikave fiskale.

“Rezultat i drejtëpërdjetë i qeverisjes së mirë, luftimit të ekonomive jo formale parandalimit të kontrabandës, ngushtimit të hendekut tatimor”.

Në fjalimin në dyvjetorin e marrjes së detyrës Kurti ka numëruar ato që i ka cilësuar si pengesa në punën e qeverisë që ai udhëheq dhe sukseset që ka thënë se janë arritur.

“Në këto 24 muaj bashkrrugëtim vullneti dhe ambiciet tona janë përballur me një teren të rëndë e të trashëguar dhe të nëjtën kohë me sfida të jashtme të paprecedent. Nga ne kërkohej menaxhim mirë, politika të mençura dhe solidaritet gjithëshoqëror”.

“Duke përfshirë këtu dhe një nga detyrat më të vështira të qeverisjes balanci ndërmjet besnikërisë ndaj vizionit për të ardhmen dhe pragmatizmit në adresimin e problemeve të së tashmes”.

“Këto ishin përgjigjet tona ndaj pyetjeve që ngriti pandemia, kriza energjetike dhe lufta në Ukrainë, unë besoj thellë se kanë qenë përgjigje të duhura në tre këto sfida, me këto kemi arritur si shtet si shoqëri si institucione të përballemi me sukses”.

Kurti në fund të fjalimit pati edhe një kërkesë ndaj ministrave të tij.

“Të dashur anëtarë të kabinetit qeveritar, ju ftojë që ditëve, javëve në vijim t’i prezanton para qytetarëve një nga një, siç është fushëveprimtara e ministrive që ju i udhëheqni, ka shtuar ai.

Më tej, Kurti ka thënë se në pjesën e dytë të mandatit duhet të bëjnë më shumë dhe më shpejt.

“Të vetëdijshëm për nevojat dhe kërkesat e vendit, në pjesën e dytë të mandatit, duhet të bëjmë edhe më shumë edhe më shpejt”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore