Kosova

Kurti për gazsjellësin: Do ta sjellim strategjinë për energji në Kuvend


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës parlamentare të Kuvendit të Kosovës, i është përgjigjur pyetjes së deputetes nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu, në lidhje me gazsjellësin.

Kurti i është përgjigjur Deliut duke i thënë se ne do ta sjellin strategjinë për energjinë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Është një çështje tepër e madhe, kjo nuk ka të bëjë vetëm me ekonominë, por edhe me sigurinë, me qëndrueshmërinë financiare, me politikat industriale, me ruajtjen e mjedisit”, ka thënë Kurti nga foltorja e Kuvendit.

Sipas tij, duhet një strategji e cila votohet edhe në Kuvend dhe jo me një shumicë të thjeshtë, sepse i kalon ciklet elektorale.

“Javën e kaluar ne kemi marrë vendim që fondet e MCC të përdorën për projektet tjera në sektorit të energjisë, ne do të vazhdojmë të analizojmë nëse ndërtimin nëse gazsjellësit dhe komponentëve e ndryshme të infrastrukturës së gazit janë flezsibile dhe opsioni më i mirë për transizcionin i Kosovës është nga qymyri tek riprtishmëri dhe përballimi i çmimeve”, tha Kurti.

Kurti ka treguar se duhet të sigurohen që të kenë më shumë informata.

“Marrja e këtyre informatave dhe analizimi me sukses i tyre janë procese normale që ndërmerr një Qeveri. 22 vjet nuk ka pasur vendime të mëdha për energjinë edhe ne në pak muaj të marrim një vendim për 22 vitet e ardhshme është jo serioze nëse ngutemi, është papërgjegjësi nëse nxitohemi”.

“Ne jemi siguruar që vendimet të jenë sa më shumë të informuara duke parasysh në radhë të parë përfitimet që paguajnë bizneset dhe qytetarët ose taksapaguesit tanë. Kur ta marrim gazin dikush duhet me pagu. Nuk e paguajmë ne si politikanë por e paguajnë qytetarët”, deklaroi më tutje Kurti.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore