Lajme

Kurti: Mos ngjall dyshime te policët e Kosovës – Haradinaj: Unë policëve iu besoj, frikën e kam tek ti (VIDEO)


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe paraardhësi i tij, Ramush Haradinaj, janë përplasur në seancën e sotme parlamentare për aksionet e policisë në Veri.

Haradinaj është i bindur se Kurti e ka një plan për dorëzimin e veriut, derisa Kurti e ka siguruar se nuk ekziston ai rrezik, derisa ka kërkuar nga Haradinaj që të mos e ulë moralin e policëve që kanë marrë pjesë në ato aksione.

“Nuk e kam qëllimin te morali i trupave të policisë, sepse i besoj policisë së Kosovës, ushtarit të Kosovës, frikën e kam te ti kryeministër, që ti qëllimshëm i ke ndërmarrë dy veprime ta dorëzosh veriun”, tha Haradinaj.

“Unë besoj që skenar i yti me i ndërmarrë dy veprime me e lënë pastaj zbrazët që të forcohen kriminelët dhe e ke bërë qëllimshëm. Kaq!”, ka thënë Haradinaj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore