Lajme

Kurti mbledh ministrat, para takimit me Vuçiç dhe pas deklaratave për konflikt potencial


Qeveria e Kosoves

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se me fillim në orën 10:00 do të mbahet mbledhja e radhës.

Në njoftimin për mbajtën e mbledhjes nuk është bërë e ditur se cilat do jenë pikat e diskutimit.

Kjo mbledhje vjen pas disa intervistave të kryeministrit Kurit ku ka folur për potencialitetin e përshkallëzimit të konfliktit në Veri të vendit, pas tensioneve të fundit nga kundërshtitë për aplikimin e masave të reciprocitetit.

Mbledhja vjen po ashtu një javë para takimit të radhës në Bruksel në mes të Kurtit e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Rrezik për konflikt të armatosur

Ka pasur rrezik të përshkallëzohej situata në Veri gjatë tensioneve të ditëve të para të gushtit, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse Kosova rrezikonte konflikt të armatosur.

Rrezik për konflikt të armatosur

“Rrezik ka pasur për shkak të frikës së injektuar nga Beogradi dhe për shkak të planeve të bëra në Rashkë dhe në Beograd. Pra, mbledhjet në Beograd dhe në Rashkë janë vendet dhe ngjarjet ku është planifikuar ai tensionim i situatës në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Madje, sipas kryeministrit, “rreziku ekziston” ende, “por ne bëjmë gjithçka që atë ta minimizojnë”.

Kurti njëjtë është shprehur edhe për gazetën italiane “La Repubblica.

“Para pushtimit të Ukrainës, mundësitë ishin të pakta, tani situata ka ndërruar”.

“Nëse kemi një episod të dytë, për shembull në Transnistri, atëherë gjasat që një luftë e tretë të zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, dhe në Kosovë në veçanti, do të jenë shumë të larta”, u shpreh ai.

Për këtë qasje të Kurtit në raport me tensionet në veri dhe përmendjen e shpërthimit të një konflikti të mundshëm, është kritikuar nga njohësit e ekonomisë në Kosovë.

Deklarime të tilla largojnë edhe ata pak investitor të huaj që duan të investojnë në Kosovë, kanë thënë ata.

Me retorikën për luftën Kurti ka trembur investitorët e huaj potencialë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore