Kosova

Kurti: Kontributi i Tahirsylës do të mbetet i paharrueshëm


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe meteorologu Sylë Tahirsylaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e meteorologut, Sylë Tahirsylaj, duke i kujtuar bisedat e gjata me të para dy vjetëve, në kullën e familjes Tahirsylaj, në fshatin Isniq.

Përmes një shkrimi të postuar, në rrjetin social, Facebook, Kurti ka theksuar kontributin e Sylës në fushën e meteorologjisë.

“Kontributi i tij në fushën e meteorologjisë në Kosovë dhe për Universitetin e Prishtinës si akademik, do të mbetet i paharrueshëm”, shkroi Kurti.

I pari i shtetit, deklaroi se ai do të kujtohet përherë për punën dhe dashamirësinë e tij.

Kurti ka shtuar se Tahirsylaj ishte “një shpirt luftarak, që i rezistoi kohës dhe na mbushte plot energji e pozitivitet”.

Para Kurtit, edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.

Tahirsylaj ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, gjithashtu drejtor i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore