Lajme

Kurti i lumtur për Emisarin e ri Gjerman në Ballkanin Perëndimor: Mezi pres të punoj me të


Albin Kurti - Kryeministër i Republikës së

Gjermania ka zyrtarizuar të përzgjedhurin e tyre për përfaqësim në Ballkanin Perëndimor. Manuel Sarrazi, zyrtarisht do të flas në emër të Qeverisë së re të Gjermanisë.

Ky lajm e ka gëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Lajm i mirë nga Berlini”, ka shkruar Kurti në Twitter.

“Pas vendimit historik të Bundestagut të dielën e fundit, Manuel Sarrazin është zyrtarisht i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor”.

Duke shtuar se gjithmonë ka pasur diskutime domethënëse me të, në të kaluarën dhe se mezi pret të bashkëpunojnë.

“Unë kam pasur gjithmonë diskutime domethënëse në disa takime të kaluara tona. Mezi pres të punoj ngushtë me të”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore