Lajme

Kurti e ambasadori Rohden, bisedojnë për Tregun e Përbashkët Rajonal


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rhode

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takim me ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rhode dhe zëvendësambasadorin Jan-Axel Voss.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti tha se shpresojnë të arrijnë një marrëveshje në kuadër të tregut të përbashkët.

“Shpresojmë në arritjen e marrëveshjeve në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal që trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjitha shtetet pjesëmarrëse dhe që nxisin zhvillimin dhe demokratizimin e rajonit e prej të cilave qytetarët janë përfituesit final”, deklaroi Kurti.

Nga zyra e kryeministrit bëhet e ditur se është diskutuar edhe për situatën më pandeminë COVID-19.

“Pas përhapjes së variantit Delta në vend dhe masat që qeveria po merr në përballjen me të. Kryeministri Kurti dhe ambasadori Rohde po ashtu diskutuan rreth samitit të ardhshëm në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian dhe pritjet e tyre nga ky samit që do të mbahet në tetor të këtij viti në Slloveni”, thuhet nga zyra e kryeministrit.

Po ashtu, Kryeministri Kurti dhe ambasadori Rohde diskutuan rreth samitit të ardhshëm në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian dhe pritjet e tyre nga ky samit që do të mbahet në tetor të këtij viti në Slloveni.

Takimi i kryeministrit, Albin Kurti dhe ambasadorit të Gjermanisë, Jorn Rhode

Ndërkaq në mbledhjen e parë të grupit punues për hartimin e Projekt Strategjisë për Drejtësinë Tranzicionale që u mbajt të mërkurën e 18 gushtit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është momenti i fundit që Kosova të ballafaqohet me të kaluarën, duke shtuar se duhet të ketë bashkëpunim ndërmjet të gjitha institucioneve në mënyrë që të mos themelohen nisma të përsëritura.

Sipas tij, “Kosova nuk e ka luksin të gabojë e as të eksperimentojë më me këtë temë sepse qëllimi është i përbashkët e ka të bëjë me krijimin e kujtesës kolektive”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore