Lajme

Kurti dhe Peach diskutojnë për situatën e sigurisë në rajon


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe i dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së tij zyrtare është takuar në Mynih me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë në rajon.

Takimi është bërë i ditur përmes një komunikate nga Zyra e Kryeministrit.

“Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe situata e sigurisë në rajon, ishin dy prej pikave kryesore të takimit”.

“Kryeministri Kurti falënderoi Lord Stuart Peach për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Mbretërinë e Bashkuar në fushën mbrojtjes dhe rolin aktiv të saj në fushën e sigurisë, veçanërisht përmes misionit të KFOR-it”, është thënë nga Zyra e Kryeministrit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla janë duke qëndruar në Munih për Konferencën e Sigurisë.

Kurti, me disa prej pjesëmarrësve ka zhvilluar diskutime edhe rreth rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Mynih të Gjermanisë, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, është takuar edhe me kryetarin e presidencës trepalëshe (boshnjake, kroate dhe serbe) të Bosnje e Hercegovinës, Zheljko Komshiç.

E po ashtu, me deputeten finlandeze Tyytti Tuppurainen,

Me të dyja palët ka biseduar për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dhe ndalimin e dinarit për pagesë të shërbimeve të ndryshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore